Shtyhet seanca për rastin “Monstra”, një i akuzuar nuk ishte i pranishëm në sallë - Bota Sot
Shtyhet seanca për rastin “Monstra”, një i akuzuar nuk ishte i pranishëm në sallë

Maqedonia

E enjte, 19 korrik 2018

Shtyhet seanca për rastin “Monstra”, një i akuzuar nuk ishte i pranishëm në sallë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 10:00
Gjykata

Seancë e parë  për rastin “Monstra”, që duhej të rifillonte nga e para, që kur rasti iu dha Prokurorisë Speciale Publike (PSP), është shty për më 15 maj të këtij viti.

Mungesa e të akuzuarit Fejzi Aziri, i cili është hospitalizuar në repartin e pulmologjisë, ishte shkaku i kësaj shtyrje.

Prokurorja speciale, Fatime Fetai tha se është joserioze që të shtyhet seanca, vetëm për shkak të një dokumenti spitalor.

Gjykatësja u përgjigj se do të kërkojë dokumentacion të plotë nga spitali, për rastin e Azirit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test