Në pritje të Raportit të Përparimit për Maqedoninë. Ç’lajm do të dërgoj Brukseli? - Bota Sot
Në pritje të Raportit të Përparimit për Maqedoninë. Ç’lajm do të dërgoj Brukseli?

Maqedonia

E premte, 27 prill 2018

Në pritje të Raportit të Përparimit për Maqedoninë. Ç’lajm do të dërgoj Brukseli?

Më: 17 prill 2018 Në ora: 09:07
Ilustrim

Vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër të cilat edhe Maqedonia, janë në pritje të publikimit të Raportit të Përparimit, që e përgatit Komisioni Evropian (KE), në lidhje me arritjet e këtyre shteteve, disa prej të cilave janë shtete kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Deri më tani, Maqedonia ka marrë vazhdimisht raporte me kritika dhe lëvdata, por asnjëri nuk ka qenë i pakushtëzuar, sidomos për shkak të çështjes së pazgjidhur të emrit me Greqinë fqinje, që është anëtare e BE-së.

Kriza politike, e cila kulmoi me dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, shënoi hapa prapa për këtë vend, i cili është i pari në rajon që mori statusin e kandidatit për anëtarësim, një dekadë më herët.

Mirëpo, zgjedhjet e reja, ndryshimi në qeverisjen e vendit, ka sjellë një valë të re ndryshimesh, që konsiderohet dhe vlerësohet si mjaft pozitive.

Qeveria e re ndërmori masa reformuese, kurse i rinisi bisedimet për çështjen e emrit, pas tre vitesh ndërprerje. Këto bisedime e kanë shtuar tejmasë mundësinë që Maqedonia të merr udhëzim pa kushte për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Veç kësaj, bisedimet kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha aspektet, dhe Maqedonia tashmë përmendet si vend ku ka shenja pozitive në drejtim të ngritjes demokratike, siç u tha edhe në raportin e fundit të Freedom House, për vendet në tranzicion.

Të gjithë janë në pritje të raportit, dhe të gjithë mendojnë se do të jetë pozitiv dhe pa kushte. Me raportin, në Shkup vijnë edhe përfaqësuesit e lartë të BE-së, Mogherini dhe Hahn, që e shton pritjen e një fjale pozitive nga Brukseli.

Një gjë është e vërtetë, ardhmëria e Ballkanit Perëndimor, përfshi Maqedoninë, është në BE.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test