Dimitrov: Nuk do të replikoj me Daçiqin - Bota Sot
Dimitrov: Nuk do të replikoj me Daçiqin

Maqedonia

E premte, 20 korrik 2018

Dimitrov: Nuk do të replikoj me Daçiqin

Më: 17 prill 2018 Në ora: 08:42
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka deklaruar se nuk do të replikoj me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit rreth “gabimit që Serbia e njohu Maqedoninë me emrin kushtetues”.

Sipas tij, deklaratat e tilla si të Daçiqit nuk ndihmojnë asgjë, dhe se afërsinë e të dy popujve nuk do ta prishë asgjë, duke shtuar se varet nga vetë popujt nëse do të ketë zënka, apo vëllazëri.

Në intervistën e tij për TV N1, Dimitrov tha se në çështjet Kosovë-Serbi, Maqedonia nuk mund të jetë ndonjë lojtare e madhe, duke përfunduar se vetë Maqedonia ka shumë çështje dhe nuk dëshiron të jetë një dëm anësorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test