Ministrat shqiptarë nuk guxojnë të jenë zëdhënës të Qeverisë

Maqedonia

Ministrat shqiptarë nuk guxojnë të jenë zëdhënës të Qeverisë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 18:03

Ministrat shqiptarë nuk guxojnë të jenë zëdhënës të Qeverisë, por njerëz me ndikim që nuk duhet të jenë nën diktatin e një kryeministri dhe me automatizëm të mbeten nën hije, kështu thotë Urim Saliu, analist.

"Ministrat shqiptarë nuk guxojnë të jenë zëdhënës të Qeverisë, por njerëz me ndikim që nuk duhet të jenë nën diktatin e një kryeministri dhe me automatizëm të mbeten nën hije. Ata duhet të shpërfaqin autoritetin e tyre dhe jo vazhdimisht të jënë nën presionin dhe syte drejtuar nga kreu i qeverisë se si do ti vlerësojë ata.Nëse je ministër trego dinjitet dhe jo të ndjehesh inferior dhe të marrësh vazhdimisht urdhëra si dhe të ndjehesh cdo ditë se me cfrarë humori është kryeministri", thotë Urim Saliu, analist.

Sipas tij, BDI si asnjëherë tjetër nuk ka patur më shumë mundësi kushtëzimi ndaj partnerit maqedonas sepse pa partinë shqiptare, LSDM sot as në ëndërr s'do  ishte në pushtet, ose ka pushtet të barabartë në qeverisje ose s'ka qeveri të përbashkët.

"Por në raport me ndikimin e ministrave apo edhe zëvendësave  shqiptarë në këtë qeveri , ai, pra ndikimi është shumë më i vogël .Kjo tregon se Zaev do të ketë kontroll absolut .Kam bindjen se ministrat e partisë së tij kanë më shumë mundësi veprimi dhe kanë më shumë ndikim. Kjo është edhe një mënyrë " nënshtrimi" që sikur patjetër të jesh shqiptar nuk është ngjajshëm si të jesh maqedonas në qeverisje", nënvizon Saliu.

BDI, shton ai, duhet të tregojë më shumë autoritet tek partneri i kolicionit sepse nuk guxojnë të humbin nën britmat pa zë shqiptarët që kanë funksione të larta shtetërore të humbur ose tretur nën ndikimin e një kryeministri.

Nga ana tjetër, analisti Faik Krasniqi thekson se Zoran Zaev para se të bëhej kryeministër ishte zotuar për ndryshim. 

"Zaev është zotuar se kjo qeveri ''reformatore'' do të punojë në mënyrë kolektive, ku ministrat e dikastereve do të kenë një rol kyç për funksionimin e ekzekutivit dhe do të jenë të pavarur në marrjen e vendimeve. Por ''reformat'' dhe veprimet e tij të deri tanishme nuk kanë sjellur ndonjë ndryshim. Që do të thotë se ministrat shqiptarë në kabinetin e tij qeveritar, janë vetëm sa për sy e faqe, dhe jo që janë faktor në Qeverinë që ai drejton", thekson Faik Krasniqi, analist. 

BDI, sipas tij, duhet të bëj më shumë presion tek kryeministri Zaev, sepse në këtë mënyrë nuk do të jenë gjë tjetër veçse spektator të veprimeve të tij që në të shumtën e rasteve mund të mos jenë në favor të interesave të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat