Ka mbetur vetëm ligji për Gjykatat, për KSHZ-në dhe ligjet tjera VMRO dhe LSDM janë marrë vesh

Maqedonia

Ka mbetur vetëm ligji për Gjykatat, për KSHZ-në dhe ligjet tjera VMRO dhe LSDM janë marrë vesh

Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:00

Ekipet e punës të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së ende nuk i kanë harmonizuar qëndrimet për ndryshimet në Ligjin për Gjykatat, ndërsa afër marrëveshjes janë për Ligjin për procedur penale dhe Prokurorin Publike, behet e ditur nga burime partiake brenda dy partive politike maqedonase.

Jozyrtarisht, burime nga grupet që po bisedojnë për të harmonizuar qëndrimet  për ti miratuar këto ligje në bazë të një marrëveshje paraprake për Zhurnal, thonë se ka një marrëveshje për Ligjin për procedur penale dhe për Ligjin për Prokurorin, ndërsa dallime ka për Ligjin e Gjykatave, me theks të veçant në përgjegjësitë disiplinore të gjykatësve.

A do të mënjanohen në tërësi dallimet, do të shihet nga ajo nëse të gjitha ligjet reformatore do të jenë në rend dite në Komisionin parlamentar për sistem politik para 17 prilli, kur duhet edhe të publikohet edhe raporti i progresit për përparimin e Maqedonisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Në seancën e sotme të Komisionit, në rend dite janë vetëm ndryshimet në Ligjin për Gjykata dhe Këshillin gjyqësor, në lexim të dytë.

Pushteti dhe opozita janë dakorduar edhe për një pjesë të legjislativiti zgjedhor. është dakorduar funksionimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Deri në muajn shtator, KSHZ do të funksionojë me anëtarë të partive politike, me kryetar nga opozita, ndërsa shumicën e anëtarëve do ta ketë pushteti, si një zgjidhje kalimtare.  Ndërsa, nga vjeshta, partit politike do të nominojnë përfaqësuesit e tyre për në KSHZ.

Përndryshe, KSHZ për momentin ka ngelur vetëm se me një anëtarë, përfaqësues i Lëvizjes BESA, ndërsa ekspertët dhe anëtëtarët e LSDM-së, BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë deponuar dorëheqje pas publikimit të SKANDALIT në fund të vitit të kaluar, për parat e shpenzuara për udhëtim e që tejkalonin kornizat ligjore.

Partitë politike i kanë harmonizuar qëndrimet edhe për modelin zgjedhor, ligjin e ri për shërbime audio-vizuale, Rregulloren e Parlamentit dhe Kodeksin etik të deputetëve.

LSDM-ja kërkon që në vend të 6 njësive zgjedhore, Republika e Maqedonisë të jetë një njësi zgjedhore, pa lista të hapura, ndërsa VMRO-DPMNE e preferon modelin e shumicës.

Pushteti dhe opozita për ligjet për të cilat është e nevojshme dy e treta e votave të deputetëve, i kanë votuar ndryshimet në Ligjin pëe mbrojtjen e dëshmitarëve, Ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe Ligjin pëe Agjencin Operativo Teknike (AOT).

Të gjitha ligjet reformuese, të parashikuara më planin qeveritar 3-6-9 për BE, duhet të miratohen deri më 17  prill, gjegjësisht deri nesër, kur edhe Komisioni EVropian duhet ta publikojë raportin për progresin e Maqedonisë.

Qeveria, siç ka thënë kryeministri Zoran Zaev në brifingun e së shtunës me gazetar, pret rekomandim pa kusht për Maqedoninë nga ana e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat