ELEM-i nuk do ta anulojë tenderin që ka fituar “Pelisteri”

Maqedonia

ELEM-i nuk do ta anulojë tenderin që ka fituar “Pelisteri”

Më: 15 prill 2018 Në ora: 22:12
Ilustrim

ELEM nuk do ta anulojë tenderin e dhënë kompanisë Pelister për gërmim të lëndëve të nevojshme për prodhim të energjisë elektrike, që sipas OBRM-PDUKM së njihet si firmë e afërt me LSDM në.

Edhe pse partia opozitare për disa ditë me radhë denoncoi tenderin si të paligjshëm dhe të kurdisur që ta fitojë kjo kompani, nga ELEM thonë se asgjë nga këto pohime nuk janë të vërteta.

Për më tepër, drejtori Dragan Minovski tha se ata i kanë bërë kushtet e tenderit më rigoroze në mënyre që të mos mund të konkurrojnë firma joserioze të kalibrit të TRANSMET-it të Sead Koçanit e cila u tërhoq nga punimet pasi e kishte fituar tenderin.

Minovski zbuloi se vetëm shtatë firma në Maqedoni kanë kapacitet për t’i plotësuar kushtet e këtij tenderi nga i cili thanë se varet prodhimi i energjisë elektrike.

Minovski pjesën më të madhe të konferencës e shfrytëzoi për të krahasuar arritjet e tij me ato të ish drejtori Hristijan Mickovski nga OBRM-PDUKM. E akuzoi për borxhe të mëdha ndaj firmave dhe punëtorëve.

Përkundër këtyre pohimeve nga OBRM-PDUKM insistojnë se ky tender është i kurdisur qëllimisht që ta fitojë kompania Pelister.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat