Ja çfarë moti na pret prej nesër në Maqedoni

Maqedonia

Ja çfarë moti na pret prej nesër në Maqedoni

Më: 15 prill 2018 Në ora: 21:47
Ilustrim

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe relativisht i ngrohtë me erë të matur deri të përforcuar nga drejtimi juglindor, ndërsa nga fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri 11 gradë, ndërsa e ditës prej 20 deri 25 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjajshëm, kryesisht me vranësira dhe me erë të matur deri të përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 19 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 24 gradë.

Prej të hënës do të mbuisundojë mot i ndrysxhueshëm dhe pak më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa prej të martes edhe me dukuri lokale të bubullimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat