Dimitrov pjesëmarrës në përvjetorin e formimit të Fondit evropian për Ballkanin

Maqedonia

Dimitrov pjesëmarrës në përvjetorin e formimit të Fondit evropian për Ballkanin

Më: 15 prill 2018 Në ora: 19:34
Nikolla Dimitrov

Gjatë ditës së nesërme ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do të mbajë fjalim në konferencën rajonale, e organizuar me rastin e 10-vjetorin e formimit të Fondit evropian për Ballkanin, që do të mbahet në Beograd të Serbisë.

“Misioni kryesor i këtij organizimi është që të promovohet integrimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe transformimi i tyre në vende demokratike stabile dhe me prosperitet”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga MPJ gjithashtu njoftojnë se në kuadër të kësaj ngjarje është paraparë që Dimitrov të realizojë disa takime dypalëshe me pjesëmarrësit në konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat