Liqeni i Treskë në pritje të investitorëve të huaj

Maqedonia

Liqeni i Treskë në pritje të investitorëve të huaj

Më: 15 prill 2018 Në ora: 18:10
Liqeni i Treskë

Komuna e Sarajit me fonde të saj ditëve të fundit ka ndërmarrë aksion për pastrimin e liqenit ë Treskës, edhe pse tashmë një kohë të gjatë flitet dhe paralajmërohet një projekt i ri për dhënien e Liqenit të Treskës ndonjë investitori të huaj.

Qytetarët të cilët frekuentojnë vazhdimisht liqenin shprehen të zhgënjyer nga gjendja e tanishme e Liqenit. Thonë se nëse komuna nuk është e aftë të mirëmbajë Treskën, opsioni më i mirë është ti jepet ndonjë investitori të huaj.

Pas tentimeve të shumta nuk arritëm të marrim përgjigje nga Komuna e Sarajit lidhur me këtë çështje. Kohë më parë kreu i Sarajit, Blerim Bexheti premtoi se Liqeni Treska në një të ardhme të shpejtë të shpallet zonë e lirë turistike dhe aty të bëhen investime ndër më të bukurat në rajon duke shtuar se tashmë kanë marrë përgjigje pozitive nga Agjencia për Turizëm.

Bashkia e Shkupit miratoi vendimin në shumë prej 7 milionë denarësh për përgatitje të projektit për ringjalljen e Liqenit Treska. Liqeni i Treskës është krijuar në vitin 1978. Kompleksi përfshin sipërfaqe prej 4500 metra katrorë, prej të cilëve një pjesë është sipërfaqe e gjelbër ndërsa pjesa tjetër i takon liqenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat