Sërish protesta në Ohër, kërkohet ndërprerja e negociatave për emrin me Greqinë

Maqedonia

Sërish protesta në Ohër, kërkohet ndërprerja e negociatave për emrin me Greqinë

Më: 15 prill 2018 Në ora: 14:46
Ilustrim

Një grup qytetarës nga Ohri sot në sheshin e qytetit mbajtën protestën e tretë, të organizuar nga iniciativa qytetare “Maqedonia para gjithëve”.

Ata sërish kanë protestuar siç thonë, kundër keqpërdorimit të institucioneve shtetërore nga ana e pushtetit, në dëm të popullit dhe shtetit.

Kërkesat e tyre janë që të tërhiqet Ligji për përdorimin e gjuhëve, anulimi i Marrëveshjes me Bullgarinë, ndërprerja e bisedimeve për emrin, si dhe lirimi i të paraburgosurve, të cilët janë të dyshuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat