Një vit pas tërmetit në Ohër, dëmet të papaguara

Maqedonia

Një vit pas tërmetit në Ohër, dëmet të papaguara

Më: 14 prill 2018 Në ora: 16:39
Ohër

Edhe pas gati një viti që nga tërmeti i fuqishëm prej 5.1 shkallëve sipas Rihterit, Qeveria e Maqedonisë ende nuk ka marrë vendim nëse dhe në çfarë mase do t’i dëmshpërblejë qytetarët që pësuan dëm të madh në shtëpitë e tyre.

Nga Qeveria njoftojnë se gjithçka do të bëhet e qartë deri në fund të muajit.

“Komisioni Republikan për Vlerësimin e Dëmeve nga fatkeqësitë natyrore u formua në fund të janarit të këtij viti. Komisioni e ka marrë dhe e ka shqyrtuar kërkesën për kompensim të komisionit komunal nga Ohri. Për vendimin, Komisioni republikan pritet që deri në fund të këtij muaji ta njoftojë Qeverinë dhe Komunën e Ohrit”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Bosnjakovski.

Nga Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në Ohër janë optimist se do të ketë dëmshpërblime.

“Kontaktova me kryetaren. Ata kërkuan edhe një tabelë për kategorizimin e objekteve, respektivisht sa është dëmi nga kategoria e parë, e dytë, e tretë dhe e katërt. Ajo është dërguar dhe për një kohën të shkurtër, një javës ose dy do të fillojë pagesa”, tha Rade Veljanovski – Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.

Nga Komisioni komunal kërkojnë që qytetarët e Ohrit të marrin 100 për qind dëmshpërblim. Por, qytetarët janë skeptikë.

“Kam dëme të mëdha. Edhe në korridor, edhe në dhomë edhe në banjo, gjithçka është shkatërruar. Nuk e besoj se do të bëhet gjë. Nëse kam forcë do ta rregulloj, nëse jo, ashtu siç është.”Vetë e kam rregulluar veturën. Rreth 14,000 denarë ishte dëmi. Vetë e kam vuajtur dëmin. Vetëm shkruhet në letër dhe mendoj se nuk do të marrim asgjë – thonë qytetarët.

Në tërmetin e 5 korrikut të vitit të kaluar, 15 ndërtesa u vlerësuan se nuk janë aspak për banim. Gjithsej janë paraqitur 862 kërkesa për dëmshpërblim dhe vlerësimi i dëmit të shkaktuar nga komisioni komunal është rreth një milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat