Ali Ahmeti mbështet zgjerimin e shumicës parlametare

Maqedonia

Ali Ahmeti mbështet zgjerimin e shumicës parlametare

Më: 14 prill 2018 Në ora: 15:19
Ali Ahmeti

“Bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare kanë vazhduar edhe gjatë kësaj fundjave, ndërsa procesi i plotë pritet të përfundojë në fund të këtij muaji”, njoftoi kryeministri Zoran Zaev, gjatë konferencës së sotme me gazetarët.

Ai shtoi se ka mbështetje edhe nga partneri i tij i koalicionit, Ali Ahmeti, për zgjerimin e koalicionit qeverisës.

“Zgjerimi i shumicës parlametare është i nevojshëm, për shkak të çështjeve serioze dhe efikasitetit të Kuvendit”, tha Zaev.

Ai në konferencën e sotme gjithashtu njoftoi se negociatat me Greqinë për çështjen e emrit janë drejt përfundimit dhe se së shpejti do të ketë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat