Kuvendi punëson 23 këshilltarë të jashtëm

Maqedonia

Kuvendi punëson 23 këshilltarë të jashtëm

Më: 13 prill 2018 Në ora: 15:33
Kuvendi i Maqedonise

Punësimin i 23 bashkëpunëtorëve të huaj, që do t’ju shërbejnë grupeve parlamentare dhe atë 10 LSDM-së, 10 VMROI-DPMNE-së, 2 BDI-së dhe 1 Besës, shtetit do t’i kushtoj rreth 150 mijë euro në vit. Paratë, por edhe pëlqimi tashmë është siguruar nga Ministria e Financave. Pasi u sigurua kuorumi, më në fund u votua.

“Në grupin parlamentar të LSDM-së 10 bashkëpunëtorë të jashtëm, në grupin parlamentar të VMRO-së 10, në grupin parlamentar BDI 2 dhe BESA 1”, tha Frosina Remenski – kryetare e Këshillit të Buxhetit.

“Angazhimi i bashkëpunëtorëve të huaj është i një rëndësie të madhe dhe është një rol i rëndësishëm për cilësinë dhe funksionimin e parlamentarëve si dhe të grupeve parlamentare”, deklaroi Cvetanka Ivanova – Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit, njofton Alsat M.

Shumica e ngushtë parlamentare vazhdon të reflektohet në funksionimin normal të Kuvendit. I tillë ishte rasti i sotëm kur, për shkak të mungesës së kuorumit, fillimi i Këshillit të Buxhetit u vonua për rreth gjysmë ore. Kryetarja e këtij organi parlamentar, Frosina Remenski, personalisht dhe nëpërmjet telefonit i kërkonte anëtarët që të vijnë në sallë për të siguruar një numër të mjaftueshëm të deputetëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat