“Transporter”, kërkohet përjashtim i gjykatësve

Maqedonia

“Transporter”, kërkohet përjashtim i gjykatësve

Më: 13 prill 2018 Në ora: 15:23
Pamje nga seanca

Në rastin “Transporter” nga ana e avokatëve mbrojtës është kërkuar përjashtim i këshillit gjyqësor.  Siç njofton gjykata, avokati Dimitar Dengov ka dërguar kërkesë me shkrim për përjashtim të gjykatësve 15 minuta para fillimit të seancës gjyqësore.

Ky është procesi i katërt gjyqësor nga aktakuzat e PSP-së ku avokatët kërkojnë përjashtimin e gjykatësve, më parë kanë kërkuar në rastet “Tank”, “TNT” dhe “Titanik”.

Në këtë rast ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski së bashku me 22 persona të tjerë dyshohen se përmes tenderëve të korruptuar të udhëtimit shkollor kanë marrë 360.000 euro para të popullit.

Në lëndë përveç Taleskit janë të dyshuar edhe të punësuarit në Komunë, drejtorë të shkollave të Manastiri dhe drejtor të kompanive. Ish-kryetari i Komunës së Manastirit gjatë hetimit ka kaluar tre muaj në arrest shtëpiak, por me ankesën deri te Gjykata e Apelit u lirua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat