Mickoski: Në zgjedhjet e parakohshme LSDM-ja do të pësojë debakël

Maqedonia

Mickoski: Në zgjedhjet e parakohshme LSDM-ja do të pësojë debakël

Më: 13 prill 2018 Në ora: 13:11
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pret zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale dhe shpreh bindjen se partia e tij do del fituese.

“Atë që e marr si informacion nga qytetarët është se kemi rejting që do të jetë më i mirë se ai i LSDM-së. Këtë bindje e shpreh në bazë të përshtypjeve nga takimet, në rrjetet sociale. Por kjo është përshtypje e ndërtuar në bazë të ndjenjave, ndërsa unë dua numra”, ka thënë Mickoski 

Ai thotë se për momentin është i fokusuar në rikonstruimin e kapaciteteve partiake dhe përpilimit të programit të ri partiak.

Ai thotë se BE dhe NATO janë partnerët strategjikë të tyre, ndërsa lidhur me bisedimet për emrin thotë se nuk ka asnjë informacion, por ka kritika.

“Gjuha dhe identiteti janë e drejtë e përfituar dhe kjo është temë e mbyllur. Asnjë negociues nga pala maqedonase nuk ka të drejtën të hap temë që është e mbyllur. Nuk di se për çka negociojnë…”, ka thënë Mickoski.

Ai thekson se me ish liderin Nikolla Gruevski nuk janë parë gjatë kohë, që nuk nënkupton se është ndërpre komunikimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat