Inspektoriati Shtetëror për Sanitari dhe Shëndetësi hap numër telefonik për ankesa dhe parregullsi

Maqedonia

Inspektoriati Shtetëror për Sanitari dhe Shëndetësi hap numër telefonik për ankesa dhe parregullsi

Më: 13 prill 2018 Në ora: 10:53
Ilustrim

Inspektoriati Shtetëror për Sanitari dhe Shëndetësi (ISHSSH), që është organ i Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), ka hapur numër telefonik falas, ku qytetarët mund të parashtrojnë ankesa dhe parregullsi që janë në kompetencë të ISHSSH-së.

Kompetencat e këtij inspektoriati janë në sferën e mbrojtjes sanitaro-higjienike dhe epidemiologjike; mbikëqyrjen e zbatimit të masave për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse nga objekte që janë nën kompetencë të ISHSSH-së; indikacionet epidemiologjike në objektet e prodhimit dhe shitjes së ushqimeve; kompetenca për siguri të mjeteve për përdorim të gjërë si lojra për fëmijë, mjete për pastrim, prodhime kozmetike.

Gjithashtu, në kompetencë të inspektoriatit bien edhe plotësimi i kushteve për kryerje të veprimtarisë në objekte të aspektit sanitar dhe inspektimit shëndetësor; kushtet sanitare-higjienike në objekte, hapësira, pajisjet dhe mjetet tjera ku kryhet veprimtari shëndetësore dhe veprime në sferën e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale, sportit dhe rekreacionit, transporti publik, hotelieri, turizëm.

Në sferën e shëndetësisë, Inspektoriati mbikëqyr realizimin e të drejtës së mbrojtjes shëndetësore, sigurimit shëndetësor, kryerjen e veprimtarive shëndetësore, respektimin e orarit të punës në shtëpinë e shëndetit, ndërprerje të shtatzanisë, të drejtat e pacientëve, mënyrën e procedimit me mbeturinat mjekësore, etj.

Numri telefonik për ankesa dhe parregullsi është 080025555.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat