Disa pjesë të Shkupit dhe Sarajit nesër pa energji elektrike

Maqedonia

Disa pjesë të Shkupit dhe Sarajit nesër pa energji elektrike

Më: 12 prill 2018 Në ora: 22:43
Ilustrim

Një pjesë e banorëve të rrugës “Ivan Cankar” nesër nga ora 9:00 deri në orën 13:00 do të mbesin pa energji elektrike.

Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e pompës së ujit në fshatin Radushë, ndërsa nga ora 8:30 deri në orën 10:00 shfrytëzuesit e rrugës “Vojvoda Vasil Çakalarov”.

Pa furnizim me energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 13:30 do të jenë banorët e rrugëve “Gjuro Saraj” nr. 14 dhe “Probishtipska” nr. 18, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 14:00 një pjesë e shfrytëzuesve të bulevardit “Makedonska Kosovska Brigada, nënrruga 10 dhe rrugët e rrethinës.

Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Pellagonia”, ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 13:30 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “40” në fshatin Vollkovë.

Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të punëve teknike të caktuara në rrjetin elektrik distribuiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat