Ministri i jashtëm grek Nikos Koxias pas takimit të sotëm në Ohër me homologun e tij Nikolla Dimitrov beson se do të zgjidhen gjitha problemet së shpejti.
“Falënderoj mikun tim, Nikollën për mikpritjen, pasi çdoherë kur takohemi diskutojmë për pyetjet e vështira. Me siguri se do të shihemi përsëri në Selanik më 3 dhe 5 maj, ndërsa më 11 të këtij muaji do të diskutojmë për të ardhmen e Evropës. Shohim përparim, veçmas në kornizën e bashkëpunimit të përbashkët. Si që përafrohemi ashtu edhe zgjidhim problemet. E bëmë atë hap pozitiv dhe shpresoj se do të lehtësojmë problemet e vështira”, ka thënë Koxias.