Mogerini më 19 prill i drejtohet Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

Mogerini më 19 prill i drejtohet Kuvendit të Maqedonisë

Më: 12 prill 2018 Në ora: 15:23

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së Federika Mogerini, më 19 prill do t’i drejtohet Kuvendit të Maqedonisë gjatë vizitës që do të realizojë në Shkup me komisionerin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Hann, transmeton Alsat-M.

Vizita e tyre vjen një ditë pas publikimit të raportit të progresit të Komisionit Evropian, nga i cili Qeveria pret rekomandim të pastër për çeljen e negociatave. 

Për përmbajtjen e raportit dhe çështjet tjera të procesit integrues, është biseduar edhe në takimin e sotëm në Bruksel mes Mogerinit dhe zëvendës kryeministrit për çështje Evropiane Bujar Osmani. 

Në këtë takim, Osmani e ka njoftuar shefen e diplomacisë Evropiane me punën e bërë në zbatimin e planit 3-6-9, si dhe për pengesat tjera në rrugën e Euro integrimit. Në periudhën e ardhshme sipas Osmanit, pritet edhe zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë, pas çka sipas tij do të mënjanohen të gjitha pengesat për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat