VMRO-DPMNE: Deputetët e LSDM-së nuk patën guxim t`i thonë JO Qeverisë antidemokratike

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Deputetët e LSDM-së nuk patën guxim t`i thonë JO Qeverisë antidemokratike

Më: 12 prill 2018 Në ora: 10:23

Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së u rreshtuan në mbrojtje të kriminalitetit, korupsioni, politikave katastrofale ekonomike dhe shtetit të robëruar, thonë sot nga VMRO-DPMNE pasi dështoi mbrëmë mocioni kundër Qeverisë së Kryeministrit Zaev.

"Me çdo ditë të kaluar me Zaevin, standardi i qytetarëve bie, ndërsa shteti vuan dëme të mëdha. Për këto 10 muaj, jeta erdhi vetëm për Zaevin dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Kjo qeveri është qeveria më e paaftë në historinë e Republikës së Maqedonisë", thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat