Veterinerët në Maqedoni kërkojnë shtyrje të afatit për subvencionet për dele

Maqedonia

Veterinerët në Maqedoni kërkojnë shtyrje të afatit për subvencionet për dele

Më: 11 prill 2018 Në ora: 23:35
Ilustrim

Veterinerët kërkojnë që afati për dorëzim të kërkesave për subvencione për dele dhe dhi, nga 15 maji, siç tani është definuar, të shtyhet deri më 30 qershor të vitit 2018, që të munden në mënyrë cilësore ta realizojnë masën nxjerrje të gjakut për diagnostikim, vaksinimi kundër brucelozës dhe regjistrim të kafshëve.

Ata momentalisht janë angazhuar me zbatimin e vaksinimit të gjedhëve kundër “lëkurës gungore”, madje sot e kanë marrë njoftimin nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari për fillim të aktiviteteve rreth shkatërrimit dhe çrrënjosje të brucelozës tek delet dhe dhitë.

“Këto probleme përsëriten çdo vit dhe, për fat të keq, jemi vendosur në situatë, që afatet të jenë më të rëndësishme se masa të cilën duhet ta realizojmë që është absurde dhe devalvuese për profesionin tonë. Duhet të kemi kohë të mjaftueshme që në mënyrë korrekte t’i kryejmë punët, dhe marrja e gjakut dhe vaksinimi dhe regjistrimi i cili paralelisht realizohet”, tha për AIM kryetari i Odës, Tomisllav Nikollovski.

Mjekët veterinarë që më 12 mars të këtij viti nga Ministria e Bujqësisë kanë kërkuar që afati për subvencione për dele dhe dhi të zhvendoset deri më 30 qershor të vitit 2018. Dy herë kanë dorëzuar kërkesë, por njoftim zyrtar ende nuk kanë marrë.

“Në takimin e sotëm të anëtarëve të Odës veterinare, të gjithë u prononcuan se deri më 15 maj në asnjë rast nuk mund të realizohet aksioni. Mbetemi në kërkesën e parë, afatet për aplikim për subvencione për dele dhe dhi të anulohen deri më 30 qershor të vitit 2018. Në të kundërtën, nuk mund të konfirmojmë se masat do të realizohen në mënyrë cilësore dhe se në kohë do të bëhet regjistrimi”, thekson Nikollovski.

Mjekët veterinarë apelojnë për bashkëpunim më efikas ndër-sektorial dhe ndër-institucional që të mos përsëriten problemet çdo vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat