Amanatidis: Jemi në mes të negociatave për çështjen e emrit

Maqedonia

Amanatidis: Jemi në mes të negociatave për çështjen e emrit

Më: 11 prill 2018 Në ora: 18:49
Jannis Amanatidis

Kërkojmë zgjidhje të tërësishme për gjitha çështjet, klima është mirë, gjendemi në mes të negociatave”, thotë zv.ministri grek për Punët e Jashtme, Jannis Amanatidis.

“Duam të jetë marrëveshje komplete që do t’i përfshijë emrin, irredentizmin dhe reviozionet kushtetuese. Marrëveshje që në të ardhmen nuk do të lë çështje të hapura, që mund të inicojnë konflikte në të ardhmen”, tha Amanatidis.

Ai në intervistë për mediat greke ka thënë se takimi i Kotziasit dhe Dimitrovit në Ohër është kyç dhe i rëndësishëm, ndërsa bisedimet do të vazhdojnë prej atje ku kanë mbetur më 30 mars në Vjenë.

Amanatidis gjithashtu ka thënë se në të ardhmen mund të ketë ndryshime politike, të cilat pavarësisht marrëveshjeve ndërkombëtare, mund të thuan se zgjidhja është jokushtetuese, dhe për këtë arsye Athina kërkon edhe ndryshime kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat