Në Maqedoni do të mbahet seminar për mbrojtje nga terrorizmi

Maqedonia

Në Maqedoni do të mbahet seminar për mbrojtje nga terrorizmi

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:06
Ilustrim

Mbrojtja kundër terrorizmit, përmirësimi i rezistencës të institucioneve demokratike dhe udhëheqjes e së drejtës” janë titujt e seminarit për vazhdimin e hulumtimeve, me ndihmën e Programit të NATO-së “Shkenca për paqen dhe sigurinë” që fillon sot në Shkup.

Në hapjen e seminarit fjalim para të pranishmëve do të mbajë ministrja për Mbrojtje, Radmila Sheqerinska, Goraz Bartol shefi i zyrës për lidhje të NATO-s në Shkup.

Para të pranishmëve do të drejtohet edhe Mirian Koen, nga Franca, këshilltarë në ambasadë dhe anëtar i Komitetit shkencor në Universitetit e Firencës, i cili do të ketë fjalim me temën “arsyet për qëndrueshmërinë e shteteve anëtare demokratike të NATO-së” dhe Vinçenco Makri, prokuror i përgjithshëm në Ankona, Itali, i cili do të flas për “Rrjetat kriminale në luftë me demokracinë dhe të drejtat fundamentale: Si t’u përgjigjemi?”.

Në seminar,e cila do të zgjas deri më 14 prill, do të marrinë pjesë profesor, akademik dhe specialist të fushave të mbrojtjes nga vendi, si dhe nga vendet tjera si SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Belgjika, Serbia dhe nga Greqia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat