Xhaferi: Dhunuesit brohorisnin "Do ju vrasim të gjithëve, s`do të dilni të gjallë nga këtu" - Bota Sot
Xhaferi: Dhunuesit brohorisnin "Do ju vrasim të gjithëve, s`do të dilni të gjallë nga këtu"

Maqedonia

E hënë, 24 shtator 2018

Xhaferi: Dhunuesit brohorisnin "Do ju vrasim të gjithëve, s`do të dilni të gjallë nga këtu"

Më: 10 prill 2018 Në ora: 11:25
Talat Xhaferi

Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot në Gjykatën Penale dëshmoi për sulmin ndaj deputetit dhe kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela në ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, transmeton Zhurnal. 

Xhaferi ishte dëshmitari i parë në seancën e sotme. Në fillimin e seancës, gjykatësja Sllavica Andreevska e pyeti Xhaferin se nëse e kupton gjuhën maqedonase, pas çka ai u përgjigj pozitivisht dhe që nuk i duhet përkthyes. 

Xahfer së pari përgjigjet në pyetjet e prokurorit të PTHP-së, Darko Jakimovski, pastaj edhe mbrotjes së të akuzuarve. 

Dëshminë e filloi me sqarimin e ndodhive që ndodhën në pres qendrën e Kuvendit. Ai tha se krejt ngjarja kishte filluar në orën 19:00 ku një grup e qytetarëve me dhunë hynën në pres-qendrën e Kuvendit. 

"Me dhunë filluan të na sulmojnë, së pari fizikisht, pastaj edhe me gjithë pajisjet mediatike që u përdorën si mjet për të na sulmuar neve, deputet, mediumet dhe gjithë atyre që ishim brenda. Zoran Zaev, Oliver Spasovski, Goran Misovski, Aleksandar Kiracovski, Damjan Mançevski, Vesel Memedi, Surija Rashidi dhe Ziadin Sela e bënë një murë mbrojtës para eje dhe unë u tërhoqa mbrapa. Afer meje ishte edhe kamermani i TV24. Persona që dolen në mbrotje timen, përvec deputetëve ishte edhe sigurimi i deputeti i Oliver Spasovskit", tha Xhaferi. 

Ai mes tjerash tha se dhunuesit brohoritnin me fjalët "të gjithë do ju vrasim, nuk do të mund të dilni nga këtu".

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test