Zgjerimi i Qeverisë, Menduh Thaçi ditëve në vijim del me detaje

Maqedonia

Zgjerimi i Qeverisë, Menduh Thaçi ditëve në vijim del me detaje

Më: 9 prill 2018 Në ora: 22:33
Menduh Thaçi

DSH do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar. Zyrtarë të PDSH-së konfirmojnë se kanë përfunduar bisedimet me kryeministrin Zaev dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. PDSH-së i është premtuar Ministria e Ekonomisë.

Në lidhje me këtë, nga kjo parti thonë se ditëve në vijim Menduh Thaçi do të ftojë konferencë për media. Por nga ana tjetër BDI mohon se do t’ia dhurojë PDSH-së dikasterin e Ekonomisë. Nga selia blu thonë se do të ofrojnë vetëm postin e ministrit pa resor dhe disa drejtori.

Pjesë e qeverisë tenton të jetë edhe Lëvizja Besa e Afrim Gashit. Ata kërkojë Ministrinë e Arsimit. Këto ditë pritet takim i Gashit me kryeministrin.

“Çështja e bisedimeve varet nga kryeministri dhe dinamika e tij, nëse kryeministri shpreh gatishmëri, për ta pranuar Lëvizjen Besa me principet dhe parimet e saj, për ne nuk është ndonje problem. Në fakt në këtë drejtim ka pasur dhe ka komunikim dhe bisedime me LSDM-në”, u shpreh Orhan Murtezani, Zëdhënës i Lëvizjes BESA – Gashi.

Besa e Bilall Kasamit nuk jep detaje të reja pa u takuar me kryeministrin.

Aleanca për Shqiptarët, ndërkaq në mbledhjen e kuvendit të parë qendror të partisë që mbajti dje, njoftoi opinionin publik se nuk do të jetë pjesë e shumicës.

“Aleanca për shqiptarët njofton opinionin publik se në asnjë formë nuk do të jetë pjesë e ndonjë përbërjeje të re qeveritare, të cilës nuk do t’i paraprijë procesit zgjedhor parlamentar. Ky vendim unanim i ASH-së bazohet në indikacionet se kjo garniturë qeverisëse nuk është mjaftueshëm bindëse në angazhimin e saj për reforma rrënjësore në vend dhe sidomos në indiferencën e saj rreth sjelljes dhe zbatimit të parimeve dhe funksionalizimit të shtetit ligjor”, nga Aleanca për Shqiptarët.

Kryeministri Zaev disa herë ka paralajmëruar rikonstruimin e Qeverisë dhe zgjerimin e shumicës parlamentare. Kryeministri para dy ditësh deklaroi se do të ketë bisedime edhe me partitë e tjera opozitare për të shqyrtuar mundësitë e zgjerimit t; koalicionit, ndërsa deri në fund të muajit do të ketë shumicë të re parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat