“Ligjet reformuese të miratohen me kohë që të marrin vlerësim pozitiv në raportin e progresit”

Maqedonia

“Ligjet reformuese të miratohen me kohë që të marrin vlerësim pozitiv në raportin e progresit”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 prill 2018 Në ora: 19:11
Zudi Xhelili

Pas iniciativës për mocionin e mosbesimit të Qeverisë të dorëzuar nga VMRO-DPMNE-ja, gjatë javës në Kuvend në rend të ditës paraprakisht para deputetëve do të jenë ligjet reformuese.

Besohet se dy partitë më të mëdha maqedonase për këto ligje tashmë kanë arritur marrëveshje për t’u miratuar deri më 15 prill, dy ditë para publikimit të raportit të progresit nga ana e Komisionit Evropian. Pozita dhe opozita në Maqedoni duhet të luftojnë për interesat e qytetarëve dhe interes i qytetarëve të Maqedonisë është që më në fund vendi një ditë t’i bashkohet familjes së madhe evropiane të kombeve.

Duke folur rreth asaj se si vlerësohen Ligjet reformuese, pas mocionit të mosbesimit, njohësi i çështjeve politike Zudi Xhelili ka thënë për “Bota sot” se liderët e dy partive më të mëdha maqedonase Zoran Zaev nga LSDM qeveritare dhe Kristian Mickovski nga VMRO opozitare janë takuar disa herë, ku mes tjerash kanë biseduar edhe për ligjet reformuese.

Image
Zudi Xhelili

“ Kurse  sa i përket mocionit të mosbesimit mendoj që partisë më të madhe opozitare do i shërbej si pretekst për tu kthyer në Kuvend pasi që një kohë të gjatë i kanë bojkotuar punimet e kuvendit, ku njëkohësisht do të mundohen edhe të poentojnë politikisht.

“ Ndryshe rezultati i mocionit të mosbesimit dihet tashmë meqenëse qeveria aktuale ka numra të mjaftueshme. Kurse sa i përket ligjeve reformuese mund të them se tashmë janë formuar edhe grupe pune ku edhe VMRO do merr pjesë ku edhe janë duke punuar në këtë drejtim. Po ashtu grupet e punës kanë punuar në ligjet reformuese që të marrin vlerësim pozitiv, në raportin e progresit për vendet e Ballkanit perëndimor nga Komisioni Evropian”, është shprehur njohësi I çështjeve politike Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat