Edhe në Maqedoni përgatitet mocion për rrëzimin e Qeverisë

Maqedonia

Edhe në Maqedoni përgatitet mocion për rrëzimin e Qeverisë

Më: 6 prill 2018 Në ora: 21:30
Qeveria Maqedonase

Lëkundje të kolacionit qeverisës gjatë javës së ardhshme mund të ketë edhe në Maqedoni. Siç raporton koreospodenti i Indeksonline nga Maqedonia, partia opozitare VMRO-DPMNE gjatë uikendit do të dorëzoj në Kuvend kërkesën për interpelancë kurse për të mërkurën ka planifikuar që me kthimin në Kuvend të nisin edhe debatin për rrëzimin e qeverisë.

Por ky hap shihet i pa sukseshëm sipas analistëve politik për faktin se opozita nuk mund të sigroj dot votat e nevojshme për të rrëzuar shumicën e re. Analisti nga Shkupi, Xhenur Iseni në një pronocim për portalin Indeksonline, vlerëson se iniciativa e VMRO-së për interpelancë është boshe dhe se nuk do të konkretizohet.

“Kjo iniciativë është boshe dhe pa ide. Iniciativë që nuk do të konkretizohet dhe këtë vet VMRO-DPMNE-ja e dinë. Ky mocion është shkak se si ta arsyetojnë kthimin në Kuvend para anëtarësis së tyre dhe asgjë më tepër”, theksoi analisti Xhenur Iseni. Ai madje shtoi se VMRO-DPMNE për momentin ka pakënaqesi të mëdha brendapartiake dhe se nuk prodhon aspak ide, duke pasur parasysh se ende nuk janë konsoliduar siç duhet. Ndryshe, për të kaluar mocioni i mosbesimit, duhet të sigurohet një shumicë e thjesht prej 61 vota deputetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat