Ambasada e Rusisë në Maqedoni mohon organizimin e protestave

Maqedonia

Ambasada e Rusisë në Maqedoni mohon organizimin e protestave

Më: 6 prill 2018 Në ora: 20:58
Ambasada e rusise ne Maqedoni

Ambasada e Rusisë në Shkup i ka mohuar thashethemet për gjoja organizimin e protestës mbështetëse, para ca ditësh, para Ambasadës në Shkup.

Sipas tyre, edhe fjalimi i ambasadorit Scherbak në këtë protestë nuk paraqet shkelje të Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike, të vitit 1961.

Megjithatë, Ambasada shprehet falënderuese ndaj atyre qytetarëve të cilët u mblodhën për të shprehur dhembjen e tyre për 64 personat e vdekur në një fatkeqësi në Rusi.

Njëherit, Ambasada konsideron se të falënderosh një shprehje të këtillë të keqardhjes paraqet respekt dhe nxitje për marrëdhënie miqësore ndërmjet dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat