Kolev kërkon një njësi zgjedhore në Maqedoni dhe lista të hapura

Maqedonia

Kolev kërkon një njësi zgjedhore në Maqedoni dhe lista të hapura

Më: 5 prill 2018 Në ora: 16:33
Pamje nga takimi

Kryetari i Unionit Demokratik Qytetar (UDQ), Petar Kolev realizoi takim me këshilltarët për çështje politike në OSBE në Shkup, Stefan Nuner dhe Dimitar Spasenoski.

Kolev i njohu këshilltarët me postulatet themelore dhe qëllimet që i ka partia që ai e drejton.

Vëmendje i është kushtuar çështjes së modelit zgjedhor, efektet pozitive që mund të ketë ndryshimi i modelit të tanishëm, financimin e partive politike, si edhe ndikimin e publikut dhe sektorit qytetar mbi të njëjtat.

Qëndrimi i UDQ-së në këtë drejtim është i pahamendshëm, pra Maqedonia duhet të jetë një njësi zgjedhore dhe me lista të hapura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat