Emri dhe NATO "storie" të cilat kërkojnë përfundim

Maqedonia

Emri dhe NATO "storie" të cilat kërkojnë përfundim

Më: 5 prill 2018 Në ora: 13:56
NATO

Republika e Maqedonisë, prej dështimit të hyrjes në NATO në takimin e Rumanisë në Prill të vitit 2008 ka humbur shumë, si nga ana politike ashtu edhe ekonomike. Me mos anëtarësimi në NATO Maqedoni, jo vetëm u frenua në zhvillimin e saj në çdo aspekt por edhe bëri hapa pas, vlerësojnë analistët duke folur mbi bisedimet e stërzgjatura për çështjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë. 

"Republika e Maqedonisë, prej dështimit të hyrjes në NATO në takimin e Rumanisë në Prill 2008, ka humbur shumë si nga ana politike ashtu edhe ekonomike. Mos hyrrja në NATO Maqedoni jo vetëm u frenua në zhvillimin e saj në çdo aspekt por edhe bëri hapa pas. Shpresojmë shumë që deri në qershor të zgjidhet çështja e emrit dhe më tej të anëtarësohet në NATO duke besuar se do ketë edhe përparime për tu anëtarësuar në BE. Por duke parë përplasjet e forta SHBA - Rusi, kam frik që edhe më 2018, ashtu si më 2008 në minutat e fundit marrëveshja grek-maqedonase do mund të dështojë. Prandaj do ishte e udhës që edhe me emrin FYROM të anëtarësohet në NATO sepse nëse nuk anëtarësohet tani, atëhere shanci tjetër është më 2021", thotë për Zhurnal, Arben Llalla, historian.

Nga ana tjetër, ish-deputeti Zudi Xhelili thekson se Maqedonia është pala e cila humbë më së shumti nga mos-zgjidhja e kontestit disa vjeçar të emrit që ka me Greqinë.

"Normalisht që Maqedonia është pala që humb nga mos zgjidhja e kontestit me Greqinë. Kësaj rradhe Qeveria deklaroi se  kemi shansin historike që të mbyllet çështja e emrit me Greqinë. Takimi i Vijenës la të kuptojmë se palët ende nuk kanë arritur të hapin temën supstanciale. Por meqënse flitet se ka një përparim të vogël në bisedime dhe meqënse se pritet që në  fund propozimet nga ndërmjetësi Nimic dhe grupet e punës do tu dorëzohen kryeministrave të dy vendeve kjo nënkuoton që së shpejti do të kemi edhe qendrime zyrtare", thekson për Zhurnal, Zudi Xhelili, ish-deputet.

Sipas tij, që nga fillimi i bisedimeve kryeministri Zaev dhe shefi i diplomacisë Dimitrov patën deklaruar se deri në muajn qershor pritet të kemi epilog për çështjen rreth emrit.

"Zgjidhja e këtij problemi të kahmotshëm do të ishte një hap shumë i suksesëshëm për vendin", nënvizoi Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat