Sot në gjykatë do të dëgjohen përgjimet e rrënimit të objektit të Fijat Canoskit

Maqedonia

Sot në gjykatë do të dëgjohen përgjimet e rrënimit të objektit të Fijat Canoskit

Më: 5 prill 2018 Në ora: 09:20
Sipas PSP-së, dëmi i shkaktuar në rrënimin e objektit shkon deri 16 milionë euro.

16 përgjime të papublikuara deri më tani, si edhe 10 të tjera që publiku i ka dëgjuar, do të ridëgjohen në seancën e radhës të lëndës “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Përveç bisedave që kanë një kohëzgjatje prej mbi një orë, do të lexohen edhe SMS porositë që janë shkëmbyer ndërmjet të akuzuarve, të cilët sipas akuzës, janë marrë vesh se si të rrënohet kompleksi i afaristit Fijat Canoski.

Nga të gjithë të akuzuarit janë edhe ish-Kryeministri dhe ish-lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, dhe ish-kryekomunari i Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Që të gjithë këta e kanë kuptuar akuzën, por janë deklaruar si të pafajshëm.

Sipas PSP-së, dëmi i shkaktuar në rrënimin e objektit shkon deri 16 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat