Sot shqiptohet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Almirit

Maqedonia

Sot shqiptohet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Almirit

Më: 5 prill 2018 Në ora: 00:51
Almir Aliu

Gjykata Themelore e Kumanovës sot do të shqiptojë dënimin për të akuzuarit në rastin e Almir Aliut. Burime nga Gjykata e Kumanovës bëjnë të ditur se trupi gjykues dhe gjykatësja e lëndës janë akoma në përpilim e sipër të aktgjykimin.

Në rastin e Almir Aliut, Boban Iliq i cili paraprakisht ishte i akuzuar për “vrasje” pas rikualifikimit të veprës, akuzohet për “vepër të rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve në komunikacion”, e cila si dënim sheh burg nga 4 deri 20 vjet.

Në të njëjtën kohë, për dhunë në këtë rast akuzohen babai i Almirit, Sedat Aliu bashkë me Abdulla Aliun dhe Sami Demirin. Jashtë akuze mbetet vëllai i Boban Iliq, Bojan Iliq. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e shtypjes më makinë nga Boban Iliq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat