Rusia dhe Kina mund ta bllokojnë në OKB marrëveshjen Maqedoni-Greqi

Maqedonia

Rusia dhe Kina mund ta bllokojnë në OKB marrëveshjen Maqedoni-Greqi

Më: 4 prill 2018 Në ora: 14:31
Miro Cerar dhe Kryemnistri Zoran Zaev

Kryemnistri Zoran Zaev në takimin me homologun e tij slloven Miro Cerar mes tjerash ka diskutuar edhe për marrëdhëniet e Maqedonisë me Rusinë.

Kryeministri Zaev i pyetur nga gazetari i mediave serbe , nëse presin veto nga ana e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit pas dëbimit të diplomatit rus nga Shkupi, tha se prêt që të ketë reperkusione nga Moska dhe Pekini, në ndërkohë që Greqia dhe Maqedonia janë duke tentuar të arrijnë marrëveshje për çështjen e emrit, marrëveshje që është paraparë të dërgohet për shqyrtim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Edhe kryeministri slloven me mendim pozitiv se koha është tani që kontesti i hapur 25-vjeçar rreth çështjes së emrit më në fund të zgjidhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat