Përgatitet propozim-marrëveshja kolektive për të punësuarit në kulturë në Maqedoni

Maqedonia

Përgatitet propozim-marrëveshja kolektive për të punësuarit në kulturë në Maqedoni

Më: 4 prill 2018 Në ora: 10:48
Ilustrim

Ministria për Kulturë informon se është përgatitur propozim-marrëveshja kolektive për të punësuarit në kulturë.

Sipas tyre, ky propozim është përgatitur në konsultim me përfaqësuesit e sindikatave dhe shtëpive të kulturës.

I tërë procesi pritet që të finalizohet deri në fund të këtij viti.

Ministria bën të ditur se propozimi në tërësi do ta ricaktojë mënyrën e përcaktimit të rrogave për të punësuarit në shtëpitë e kulturës, ndërsa duhet të zgjidh edhe çështje tjera të hapura që ndërlidhen me të drejtat e të punësuarve, duke patur parasysh se marrëveshja paraprake kolektive ka skaduar në vitin 2008.

Marrëveshja do të rregullojë edhe kompenzimin e harxhimeve për transport, punë në terren, si edhe për punë plotësuese që dalin nga amësia e shtëpisë së kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat