Përfaqësuesit e MBPU-së në takim me prodhuesit e lakrës në Maqedoni

Maqedonia

Përfaqësuesit e MBPU-së në takim me prodhuesit e lakrës në Maqedoni

Më: 4 prill 2018 Në ora: 10:03
Ilustrim

Minstria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujra (MBPU) deklaruan se në vazhdimësi e përcjell gjendjen e blerjes dhe çmimin e lakrës dhe paralajmëruan se përfaqësuesit e MBPU-së do të kenë takim me prodhuesit dhe blerësit e lakrave, me qëllim që të gjindet një zgjidhje me interes të përbashkët.

“Në dy javët e kaluara, përfaqësuesit e MBPU-së dhe të qeverisë kanë bërë disa takime me përfaqësuesit e bujqve dhe blerësit e lakrës, me çka ishte prezantuar gjendja momentale e blerjes dhe çmimi i lakrës, me çka u dëgjuan qëndrimet e të dyja palëve”, thuhet në deklaratë.

Lakra pranverore për momentin eksportohet në Rusi, Poloni, Rumani, Bjellorusi dhe Ukrainë.

Në mënyrë paralele siç theksohet, MBPU punon për strategji afatgjate për sigurimin e tregut dhe çmimit, si dhe krijimin e një prodhimi me kontrata të vendosur midis fermerëve dhe blerësve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat