Cerar: Sllovenia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO

Maqedonia

Cerar: Sllovenia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO

Më: 4 prill 2018 Në ora: 06:13
Miro Cerar dhe Zoran Zaev

Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare dyditore në Maqedoni, pas takimit me homologun maqedonas, Zoran Zaev deklaroi se Sllovenia mbështeste aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Europian (BE), njoftoi Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Zaev nënvizoi në takimin e sotëm me homologun slloven se është konfirmuar miqësia tradicionale mes dy vendeve dhe shtoi se Maqedonia dhe Sllovenia ndajnë të njëjtin vizion për stabilitet, zhvillim ekonomik dhe vlera europiane.

“Sllovenia është një shembull i mirë se si përparohet në planin ekonomik dhe euro-atlantik, ndërsa sot morëm edhe një konfirmim se në Slloveni kemi një aleat të fortë për aspiratat tona për anëtarësimin në NATO dhe BE”, theksoi Zaev duke shtuar se dy vendet do të punojnë së bashku për të ardhmen atlantike të të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri slloven, Cerar theksoi se Sllovenia dhe Maqedonia ishin dy vende miqësore në të gjitha aspektet dhe kishin një bashkëpunim të shkëlqyer në fusha të ndryshme.

Vendi i i tij e shikonte Maqedoninë si një partnere dhe aleate të rëndësishme në fushën e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe teknik.

“Sllovenia mbështet Maqedoninë në përpjekjet e saj për t’u bashkuar me BE-në dhe NATO-n. Jam i kënaqur që sot ne kemi një delegacion të madh të ekonomisë. Jemi të kënaqur sepse konstatuam se shkëmbimi i mallrave në krahasim me vitin 2017 është rritur 10,4%, që do të thotë se bashkëpunimi ekonomik po përmirësohet”, deklaroi Cerar./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat