Programi për zhvillim rural, komunat në Maqedoni kërkojnë më shumë mjete

Maqedonia

Programi për zhvillim rural, komunat në Maqedoni kërkojnë më shumë mjete

Më: 2 prill 2018 Në ora: 19:46
Ilustrim

Mjetet nga Programi për mbështetje financiare për zhvillim rural të rriten shumëfish edhe gjatë shpërndarjes së mjeteve që përparësi të kenë komunat me seli në fshat, kërkojnë kryetarët e komunave rurale.

Kërkesat e tyre sot para kompetentëve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe për Zhvillim Rural i elaboroi kryetari i BNJVL-së dhe kryetar aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

“Kjo që dy viteve fundit është vërejtur në portalin e Agjencisë është kjo që nuk ka informacione për udhëzimet për mënyrën e aplikimit të komunave për këtë Program, si dhe sqarim për mënyrën e shënimit dhe për mënyrën e përzgjedhjes së komunave. Në këtë fushë konsiderojmë se nevojitet transparencë më e madhe të Agjencisë, si dhe komunikim të drejtpërdrejtë më efikas me përfaqësuesit e administratës komunale”, theksoi Shilegov në prezantimin e sotëm të Programit për zhvillim rural për vitin 2018 para kryetarëve të komunave.

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave thonë se në programin për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2018 thekso është vendosur në mbështetjen për investime kapitale në mjediset rurale. Janë paraparë investime për infrastrukturën rrugore, për sistemet të furnizimit me ujë dhe të kanalizimit, modernizimin e tregjeve ekzistuese për kafshë, ndërtim të shtëpive për fëmijë dhe për të rinj…

“Është kyçe që komunat, kryetarët e komunave, administrata dhe personat profesional të drejtohen drejt krijimit të projekteve dhe ta përgatisin dokumentacionin i cili ka të bëjë në ato masa. Në periudhën e ardhshme, Qeveria me Agjencinë Pagesore do ta definojnë vëllimin me çfarë do t’i mbështesim komunat”, theksoi ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski.

Krahas mjeteve nga ky Program kombëtar, nga viti i ardhshëm në dispozicion të komunave rurale do t’i kenë edhe mjetet nga masa e re për infrastrukturë rurale publike nga Programi IPARD me të cilin janë paraparë gjithsej 12 milionë euro prej të cilave nëntë milionë janë para evropiane, ndërsa të tjerat janë të bashkëfinancuara nga shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat