Ky është autori i poezive me ofendime, thotë se qëndron pas çdo shkronje!

Maqedonia

Ky është autori i poezive me ofendime, thotë se qëndron pas çdo shkronje!

Më: 1 prill 2018 Në ora: 20:02
Ilustrim

Pas daljes në dritë të skandalit me poezitë ofenduese që përmbanin mesazhe seksiste dhe albanofobike, është gjetur edhe autori i vërtetë i poezive, edhe pse në poezi nuk shkruan emri i tij.

Bëhet fjalë për Aleksandar Blazeski, matematicient i cili e ka përdorur emrin e Daniel Piljakovski për të shkruar poezinë. Për shkak të moshës së Blazeskit (40 vjeç) ai ka përdorur identitetin e Piljakovski që është 29 vjeç që të publikojë poezinë në librin e mbështetur nga Agjencia për rini dhe sport (ARS).

Autori i vërtetë i poezive seksiste dhe alanofobe, Blazeski, ka thënë për ”Nezavisen Vesnik” se rri pas çdo shkronje të poezisë. ”Shkruaj këngë dhe poezi. I thash Danielit që të aplikoj në emër të tij pasi unë kam 40 vjeç. Doja që poezitë e mija të publikoheshin dhe të dalin në pah. Nëse ka ndonjë pasojë ligjore jam i gatshëm të rri pas fjalëve dhe e marr të gjithë përgjegjësinë”

Përndryshe, libri në fjalë u largua nga tregu dhe i njejti do të përmirësohet, tha drejtori i ARS-së, Darko Kaevsi. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat