Denacionalizimi zyrtarisht i përfunduar, për lëndët e bllokuara kërkohet zgjidhje

Maqedonia

Denacionalizimi zyrtarisht i përfunduar, për lëndët e bllokuara kërkohet zgjidhje

Më: 1 prill 2018 Në ora: 17:12
Ilustrim

– Procesi i denacionalizimit të pronës në Maqedonia ka përfunduar në vitin 2012. Janë zgjidhur mbi 30 mijë lëndë, në të cilin është kthyer prona ose janë paguar obligacione. Por edhe pas përfundimit të këtij procesi në procedurë janë bllokuar lëndë për kthimin e pronës, kryesisht mall dhe tokë.

Sipas të dhënave të shoqatës “Mandra” nga viti 2014 ende nuk janë zgjidhur mbi 7.000 lëndë, të cilat, sipas tyre janë bllokuar në labirinthin mes komisionit të shkallës së parë dhe të shkallës së dytë.

“Në vitin 2012, ministri i atëhershëm i Financave, Zoran Stavreski theksoi se Republika e Maqedonisë e rrumbullaksoi procesin e denacionalizimit, ndërsa në vitin 2014, Prokuroria publike bëri të ditur se punon në 7.334 raste për denacionalizim”. Paradokse të këtilla, palogjikshmëri të këtilla në një shtet juridik janë të pakuptimta”, thotë Lubica Georgieva, kryetare e Shoqatës së grave “Mandra”.

Sipas saj, problemi me denacionalizimin në Republikën e Maqedonisë është problem i qeverive në RM, nuk është problem në Ligjin për denacionalizim.

Prona, për të cilën zhvillohen procedura për denacionalizim është fond kryesisht bagëtish dhe pjesë të maleve të locuara, pjesa më e madhe në pjesën lindore të Maqedonisë, në Kalin Kamen, në Malet e Osogovës, Ponikva dhe në Krivollak.

Kiraca Kumanovska është një nga ata, që kanë lëndë për denacionalizim, që ende nuk është zgjidhur. Thotë se prona e paraardhësve të saj është marrë në vitin 1945, ndërsa bagëtia në vitin 1948. U janë marrë tokë bujqësore, kullosa, pyje.. Prona është 15 kilometra nga Shtipi, por kanë tokë edhe në poligonin Krivollak.

Ajo theksoi se si arsye për moszgjidhjen e lëndëve përmenden se tapitë janë me datë të vjetër, pastaj se toka është në interes të shtetit dhe të ngjashme.

Që të zgjidhen këto lëndë kërkohet zgjidhje në Ministrinë e Financave, prej nga thonë se komisionet e shkallës së parë për denacionalizim takohen rregullisht dhe punojnë në zgjidhjen e lëndëve, në pajtim me dispozitat ligjore.

Tregues për këtë, thonë prej atje, janë edhe emisionit e bonove për denacionalizim, që lëshohen çdo vit. Deri tani janë lëshuar 16 emisione në vlerë të përgjithshme prej 353,5 milionë euro. Në dhjetor të vitit 2017 u lëshua emisioni i 16-të i bonove për denacionalizim në vlerë prej tetë milionë eurosh, ndërsa këtë vit paralajmërojnë se do të lëshohet emisioni i 17-të i bonove.

Siç u njoftua, Ministria e Financave e zgjodhi lëndën e fundit për denacionalizimin në procedurë të shkallës së parë në mars të vitit 2012. Gjithsej u zgjodhën 30.744 lëndë, me të cilat u kthyen prona apo dëmshpërblyen 500 mijë qytetarë.

Në periudhën mes vitit 2007 dhe 2012 janë zgjedhur 15.000 lëndë, ndërsa në vitet e fundit janë zgjedhur lëndët më të ndërlikuara, më të mëdha dhe më të vëllimshme në të cilat është dashur profesionalizëm dhe kohë që të sigurohet dokumentacion përkatës.

Sipas të dhënave të shfaqura, në kohën kur u publikua se procesi ka përfunduar madje 3.000 vendime kanë qenë në procedurë ankimore apo procedurë para Gjykatës Administrative, gjegjësisht se janë në procedurë të shkallës së dytë të cilat do të prononcohet gjykata do të kthehen te komisionet.

Ligji për denacionalizim filloi të zbatohet në maj të vitit 2000.Në përfundim me majin e vitit 2005 në procedurë administrative u parashtruan gjithsej 22.809 kërkesa, për shkak interesit të qytetarëve në vitin 2007 Qeveria vendosi të jap edhe afat shtesë për parashtrim të kërkesave. Në dhjetor të vitit 2007 deri kur u vazhdua afati u dorëzuan edhe 7.935  kërkesa të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat