Andova Shopova: Komisioni nuk u konsultua në përzgjedhjen e poezive

Maqedonia

Andova Shopova: Komisioni nuk u konsultua në përzgjedhjen e poezive

Më: 1 prill 2018 Në ora: 16:39
Ilustrim

Autorja e parathënies së botimit të përmbledhjes së poezive të diskutueshme të Agjencisë për të rinj dhe sport, si pjesë e projektit “Poetë të rinj”, shkrimtarja Nikolina Andova Shopova reagoi duke thënë se komisioni, pjesë i të cilit ka qenë edhe vetë ajo, nuk është konsultuar për zgjedhjen e poezive që do të përfshihen në botim.

Në profilin e saj të rrjetit social facebook, ajo shkruan se komisioni në fjalë nuk ka marë pjesë as në zgjedhjen e poezive, as në redkatimin e librit por detyra e vetme e tyre, siç thotë Shopova ka qenë të ndajë tre çmime për poezitë më të mira, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Teksti i përfshirë si parathënie e përmbedhjes së poezive përcjell përshtypjen e përgjithshme të gjithë poezive të arritura. Edhe një herë theksoj se ne si komision nuk u konsultuam për poezitë që do të përfshihen në botim. I dënoj të gjitha qëndrimet shoviniste dhe diskriminuese dhe asnjëherë nuk do të kisha pvrfshirë këngë të tilla në çfarëdoqoftë botim të këtij lloji”, shkruan Shopova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat