VMRO, kritika të ashpra për Planin 3-6-9

Maqedonia

VMRO, kritika të ashpra për Planin 3-6-9

Më: 31 mars 2018 Në ora: 20:54
Maqedoni

VMRO-DPMNE-ja ka adresuar kritika të ashpra për Planin 3-6-9 duke e konsideruar atë një dështim. Në reagimin e VMRO-së thuhet se “Qeveria gënjen se plani është përmbyllur dhe realizuar sepse 9 muajt e kaluar kemi parë gjithçka përveç projekteve konkrete dhe reformave”.

Sipas tyre, punët kanë stagnuar në Ministrinë e Drejtësisë, në Këshillin për zbatimin e reformave në gjyqësor, në shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit, etj.

“U njoftua luftë kundër korrupsionit, kurse askush nuk e din se kush janë dy funksionarët për të cilët zhvillohej hetim”, shtojnë mes tjerash nga partia e Hristijan Mickoskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat