Dika: Sivjet do të pranohen rreth 800 studentë të rinj në UEJL

Maqedonia

Dika: Sivjet do të pranohen rreth 800 studentë të rinj në UEJL

Më: 31 mars 2018 Në ora: 15:31
Zaimir Dika

Pas rreth dy muaj, prezantim nëpër shkollat e mesme të ofertës akademike të UEJL-ës, sot të gjithë maturantët patën rastin që përmes ditës së hapur në Universitetin e Evropës Juglindore, të njihen nga afër me këtë universitet, por edhe stafin e profesorëve dhe infrastrukturën e tij. Pas këtij eventi të rëndësishme dhe interesimin që u shfaqë nga nxënësit, së shpejti pritet të mblidhet edhe senati i UEJL-ës, për të vendosur për ofertën e re akademike të këtij viti. Planet për sivjet janë që të pranohen rreth 800 studentë të rinj tha rektori Zamir Dika. Ai më tej u shpreh se aktiviteti Dita e Hapur e UEJL-ës, praktikohet që prej 16 vitesh dhe është një praktikë e universiteteve Amerikane me qëllim që të prezantohet para nxënësve kapaciteti akademik që ofron ky universitet

“Planifikojmë për vitin e ardhshëm, rreth 800 studentë të regjistrohen për studimet deri diplomike në pesë fakultet e UEJL-ës, gjithashtu afër 400 studentë pranojmë në studimet master, dhe gjithashtu këtë vit do të kemi studimet e doktoraturës, dhe si zakonisht me një infrastrukturë që vazhdon të mbanë cilësinë që nga viti 2001, pasi bashkësia ndërkombëtare dhe komuniteti lokalë vazhdojnë me këtë koalicion të veçantë të mbaj cilësinë dhe të vazhdoj në dijet dhe shkathtësitë të cilat do t`iu garantojnë një të ardhme më të suksesshme të gjithë atyre që pretendojnë të vazhdojnë karrierën e tyre në studimet e më tutjeshme”, deklaroi  rektori i UEJL-ës, Zamir Dika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat