Sanakopulos: Qeveria greke në kuadër të vijës nacionale kërkon zgjidhje me fqinjin

Maqedonia

Sanakopulos: Qeveria greke në kuadër të vijës nacionale kërkon zgjidhje me fqinjin

Më: 30 mars 2018 Në ora: 15:35
Dimitris Sanakopulos

Në kuadër të vijës nacionale të të gjitha qeverive greke, Athina zyrtare kërkon zgjidhje të çështjes së emrit, ky është qëndrimi i zëdhënësit të qeverisë greke dhe ministrit pa resor, Dimitris Sanakopulos.

“Në lidhje me emrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, qeveria me ndjenjën e përgjegjësisë e mbron vijën nacionale që është bazë e përbashkët e të gjitha qeverive greke në dekadën e fundit. Edhe në këtë kornizë kërkon zgjidhje të çështjes me fqinjin”, tha Sanakopulos në konferencën e rregullt të sotme me gazetarët.

Zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministri pa resor, paralelisht dërgoi kritika të mprehta për liderin e partisë opozitare greke “Demokracia e Re”, Kirijakos Micotakis dhe për atë se “nuk do të votojë për zgjidhje në kuadër të vijës nacionale, po edhe për shkak të asaj që refuzoi të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Koxias që personalisht ta informojë për zhvillimin e bisedimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat