USAID ka investuar 610 milionë dollarë në Maqedoni

Maqedonia

USAID ka investuar 610 milionë dollarë në Maqedoni

Më: 30 mars 2018 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Me rastin e 25 vjetorit të operimit të USAID-it në Maqedoni, sot u mbajt konferenca “Rruga e Maqedonisë nga zhvillimi në vetëqëndrueshmëri”.

Në konferencë folën liderë nga Maqedonia që janë pjesë e sipërmarrësisë, pastaj nga shoqëria civile, arsimi, sipërmarrësia sociale, etj.

Sipas të dhënave të shpalosura në konferencë, USAID në Maqedoni ka mbështetur 157 projekte në sferën e përfshirjes në arsim, demokraci dhe zhvillim ekonomik.

Për këto projekte janë dhënë 610 milionë dollarë amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat