Ndryshimet në ligjin për Këshillin Gjyqësor kanë edhe mbështetjen e opozitës

Maqedonia

Ndryshimet në ligjin për Këshillin Gjyqësor kanë edhe mbështetjen e opozitës

Më: 29 mars 2018 Në ora: 10:49

Në procedurë parlamentare janë propozim ndryshimet në Ligjin për Gjyqësorin dhe në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, propozuesi Ministria e Drejtësisë i arsyeton ndryshimet me nevojën e harmonizmit të tyre me rekomandimet e Pribesë dhe institucioneve tjera ndërkombëtare. Në bazë të këtyre rekomandimeve kërkohet më shumë përgjegjësi për gjykatësit dhe udhëheqëësit e gjykatave.

"Propozojmë respektim të ligjit për menaxhimin e lëndëve në gjykata, ku parashikojmë masë për shkarkimin e kryetarit të gjykatës, nëse nuk zbaton dispozitat në lidhje me menaxhimin dhe shpërndarjen e lëndëve në gjykatë. Poashtu, vendosen mbikqyrje e obligueshme e rregullt të cilin Ministria e Drejtësisë është e obliguar ta bëjë në nivel vjetor në të gjitha gjykatat, nga ana e komisionit mbikëqyrës profesional ku mund të inkuadrohen edhe ekspertë të jashtëm. Ulet kriteri i zgjedhjes së gjykatësve porotë dhe në vend që të kenë arsim të lartë, propozohet që të njëjtët të jenë me së paku arsim të mesëm", thotë Oliver Ristovski, zv/ministër i drejtësisë duke arsyetuar propozim ndryshimet në ligjet në fajlë dhe nevojën për reforma në gjyqësor.

Për ndryshimet në fjalë është vedosur që të hapët edhe debat publik me qëllim që ligji propozimet të shqyrtohen sa më mirë dhe ndryshimet të jenë konformë kërkesave të institucioneve ndërkombëtare. 

Zhurnal mëson se për ndryhsimet ligjore që kanë të bëjnë me Këshillin Gjyqësor është arritur edhe marrëveshje me opozitën, ndërsa propozohen ndryshime për uljen e mandatit të kryetarit të Këshillit gjyqësor nga tre vite në dy dhe pa të drejtë të rizgjedhjes.  Me propozimet e bëra po ashtu merret e drejta e votës Ministrit të Drejtësisë dhe kryetarit të Këshillit Gjyqësor. 

Ky është hapi i parë për zbatimin e reformave të rekomandura nga institucionet ndërkombëtare, ka theksuar deputetja e LSDM-së Katerina Kuzmanovska. 

"E bëjmë hapin e parë të asaj që u tha nga institucionet ndërkombëtare se patjetër të bëjmë reforma në sistemit gjyqësor, dhe që do të thotë se përfundimisht i hapim kapitujt 23 dhe 24 nag Raporti i Komisionit evropian ku për fat të keq kishte vërejtje dëshpëruese me vlerësim shumë të keq me tendencë për kthim prapa në vitet e fundit", thekson Katerina Kuzmanovska, deputete e LSDM-së.

Ndërsa, deputeti i pavarur Panço Minov vlerëson se forcimi i kritereve për përgjegjësinë e gjykatësve është zgjidhje e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat