Policia e Maqedonisë po përcjell zhvillimet në Kosovë, nuk ka rritje të nivelit të gatishmërisë!

Maqedonia

Policia e Maqedonisë po përcjell zhvillimet në Kosovë, nuk ka rritje të nivelit të gatishmërisë!

Më: 28 mars 2018 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë është duke përcjellur zhvillimet në Kosovë, thonë nga ministria e punëve të brendshme.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski thotë se edhe pse situata po monitorohet, tani për tani nuk ka ndonjë vendim për rritje të nivelit të gatishmërisë së policisë.

“Kuptohet që ne përcjellim të gjitha zhvillimet që ndodhin dhe varësisht prej zhvillimit të situatës edhe sjellim vendime”, tha Angellovski.

Ndryshe, situata në Kosovë u tensionua pas arrestimit të pardjeshëm të zyrtarit serb Marko Gjuriq nga forcat speciale të policisë së Kosovës, si dhe pas mbledhjes së komunave serbe në Mitrovicë për të shpallur Asociacionin.

Analistët në Maqedoni shpeshherë kanë paralajmëruar se çdo tensionim eventual në Kosovë mund të ketë implikim edhe në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat