Autostrada për në Bllacë, Zaev realizon ëndrrat e shqiptarëve

Maqedonia

Autostrada për në Bllacë, Zaev realizon ëndrrat e shqiptarëve

Më: 28 mars 2018 Në ora: 16:23
Zoran Zaev

Ekziston mundësia që ndërtimi i autostradës drejt Bllacës të fillojë nga vera që vjen. Këshilli ekonomik i Qeverisë nesër do ta shqyrtojë këtë mundësi.

Ndonëse këtë nuk e lejojnë ligjet e Maqedonisë, mund të realizohet vetëm nëse projekti financohet nga banka të huaja, informoi kryeministri Zoran Zaev. Deri te Qeveria tashmë kanë arritur oferta të tilla, që do të thotë projektim dhe ndërtim i njëkohshëm i kësaj autostrade të gjatë 13 kilometra.

“Do ta shqyrtojmë si mundësi. Nga ana e kompanive, bashkë me financimin, ofrohet edhe mundësia menjëherë të fillohet me realizim deri në riprojektimin e pjesëve problematike. Këtë e them nga aspekti i asaj se sa është e madhe dëshira që shpejtë të fillojmë me këtë rrugë. Të theksoj edhe njëherë se kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për shkëmbimin tregtarë të Maqedonisë dhe ne vërtetë shohim mundësi serioze për hapjen e fronteve të reja për rritjen edhe të importit edhe të eksportit me Kosovën”, ka thënë  Zaev.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski informoi se janë siguruar 1.2 milionë euro për riprojektimin e kësaj pjese të autostradës. Tenderi për ndërtim do duhet të shpallet më së voni deri në muajin nëntor të këtij viti, ndërsa ndërtimi të fillojë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Punohet riprojektim, sepse në përputhje me projektin që ishte pjesë ekzistuese e trasesë hyn në varreza, dhe një pjesë hyn në zonën e Vizbegut. Riprojektimi bëhet edhe në pjesën e tuneleve si dhe në pjesën e urave, që të mos ballafaqohemi me problemet e njëjta – tha Goran Sugarevski, ministër i transportit dhe lidhjeve.

Për vitin e ardhshëm qeveria ka siguruar 270 milion euro për ndërtimin, rikontruimin dhe riparimin e më shumë se 60 akseve rrugore në gjatësi prej 800 kilometra. Do të kompletohen austostradat Demir Hisar-Smokvica dhe Milladinoci-Shtip, dhe planifikohet të fillohet edhe ndërtimi i rrugëve të shpejta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat