Mardhëniet jo të mira mes Kryeministrit dhe Presidentit, fajtor Gjorge Ivanov

Maqedonia

Mardhëniet jo të mira mes Kryeministrit dhe Presidentit, fajtor Gjorge Ivanov

Më: 28 mars 2018 Në ora: 14:07
Qeveria e Maqedonise

Javëve të fundit përmes Ligjit për përdorimin e gjuhëve, bisedimet për emrit dhe dëbimit të diplomatit rus, në pasqyrë dolën mospajtimet mes Qeverisë dhe Presidentit. Analistët thonë se kjo është e pritshme, duke pasur parasysh edhe relacionet e kaluara, shkruan Rel, transmeton Zhurnal. 

Ishte e pritshme kohabitacioni i keq mes Presidentit Gjorge Ivanov dhe Qeverisë së udhëhequr nga Zoran Zaev, nëse marrim parasysh hapat e kaluara, të cilat seriozisht e kanë zbehur besimin mes dy palëve, komentojnë ekspertët. 
Por, bashkëpunimi i dobët për çështje kyçe doli në pah sidomos gjatë 10 ditëve të fundit. 

Së pari, nga kabineti i Presidentit reaguan se ai nuk ka qenë i informuar, as i kyçur në formulimin e draft-marrëveshjes të cilën Shkupi ia dërgoi Athinës për emrin, ku gjithashtu nuk ishte i njoftuar edhe për atë që u dërgua nga Athina për në Shkup. 

Tani, mospajtime ka edhe për vendimin e dëbimit të diplomatit rus, të cilën Presidenti e ka cilësuar si vendim i shpejt që ka ndërmarr Qeveria. 

Pas dhënies së mandatit dhe garancionet që i dha atëher Zaev si mandatar, u prit bashkëpunim më i qetë dhe relativisht ishte ashtu, thotë Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci. Por me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të cilën presidenti refuzoi ta nënshkruan, mardhëniet prap u përkeqësuan, shtoi ai. 

“Nëse merret parasysh përpjekjet e Qeverisë në planin 3-6-9 për kyçje të Presidentit në gjitha proceset në interes shtetëror për Republikën e Maqedonisë, kjo në disa procedura të fundit nuk  u aplikua”, thotë Troshanovski. 

Marrdhëniet mes Ivanov si President dhe Zaev si opozitar, disa herë ishin të ashpëra, sidomos pas vendimit të shefit të shtetit për abolim të të akuzuarve nga Prokuroria Speciale Publike, pas çka u paraqit Revolucioni Laraman. Pastaj pasoi mosdhënia e mandatit për formimin e Qeverisë së re dhe kërkesës së kushteve shtesë, pastaj ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. 

Sipas analistit Albert Musliu për kohabitacion të mirë duhen të dyja palet. Ai fajin për këtë gjendje e sheh te Presidenti. 

“Mendoj se kjo është më shumë veprim politik sesa të kryen ingerencat që ka Presidenti. Për shembull në rastin me diplomatin rus, deklaratat e ministrit janë se ai i ka tejkaluar autorizimin dhe këtu nuk ka se çfarë të kujdeset apo përmbahet”, thotë Musliu. 

Ai tha se përfaqësuesit qeveritar disa herë kanë theksuar se Presidenti është i informuar për rrjedhën e bisedimeve për emrin, ku edhe vetë negociatori Vasko Naumovski është i caktuar nga ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat