Maqedonia akoma nuk ka marrë përgjigje nga Moska për dëbimin e diplomatit

Maqedonia

Maqedonia akoma nuk ka marrë përgjigje nga Moska për dëbimin e diplomatit

Më: 28 mars 2018 Në ora: 13:25
Qeveria

Qeveria për momentin nuk ka asnjë përgjigje nga Moska, nëse Rusia do të vendos masa reciproke ose masa tjera, si përgjigje për dëbimin e diplomatit të tyre nga Maqedonia.

“Për momentin nuk ka asgjë të re, vendimin tonë dje e shpjegoi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe kryeministri Zoran Zaev dhe mendojmë se janë respektuar procedurat diplomatike”, tha sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ministria e Punëve të Jashtme të hënën njoftoi se ka vendosur të dëbojë një diplomat rus, në konsultim me shtetet e BE-së dhe NATO-s, si dhe në shenjë solidarizimi me Britaninë e Madhe për shkak të rastit “Skripal”.

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, dje tha se diplomati ka dalur nga mandati i tij, kurse kryeministri Zoran Zaev tha se dëbimi i diplomatit nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet me Moskën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat