Ivanov po e bllokon demokracinë në Maqedoni

Maqedonia

Ivanov po e bllokon demokracinë në Maqedoni

Më: 28 mars 2018 Në ora: 12:51
Presidenti Ivanov

Qeveria po kërkon edhe opsionin për tejkalimin e situatës me mosnënshtrimin e Ligjit për gjuhët nga ana e presidentit Ivanov.

“Një nga opsionet është edhe ajo që pikërisht Gjykata Kushtetuese të tregojë se çka në këtë rast, pasi mund të ndodhë që në 30 ligjet e ardhshme presidenti mund të vendosë të mos i nënshkruaj, prandaj do të detyrohemi përsëri t’i votojmë dhe pas votimit të dytë Kushtetuta është e qartë, presidenti është i obliguar ta nënshkruajë ligjin”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.

Zaev tha se ai mund të vendos të mos e nënshkruajë, por në atë rast e bllokon demokracinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat